21:33, 13 Janar 2018

RB Leipzig ka shënuar fitore ndaj Schalke-s me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 18-të të Bundesligës.

Naby Keita në minutën e 41-të, Timo Werner në të 69-tën dhe Bruma dy minuta më vonë, realizuan për vendësit.

Në anën tjetër, për Schalke-n golin e vetëm e realizoi Naldo në të 55-tën.