21:32, 13 Mars 2018

Pas dy vjetësh kontestim, Federata e Taekwondo në krye me Gazmend Praniqin, është legjitimuar pas vendimit që mori Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në këtë rast, pala paditëse ishte Ministria e Sportit, që nuk e licencoi këtë federatë, ani pse kjo e fundit i kishte plotësuar kriteret.

FTK-ja pas këtij vendimi do ta marr licencën për të vepruar si federatë sportive.

Ky është rasti i parë që një federatë sportive fiton një rast gjyqsor ndaj MKRS-së.

Kronikë nga Jon Ajeti.