15:16, 17 Prill 2017

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me zv.kryeministrin e Kinës, Zhang Gaoli. Teksa poston në Facebook foto nga takimi, Rama tregon edhe për një top basketbolli që ka marrë dhuratë nga ylli kinez i NBA, Yao Ming.

Ndoshta edhe basketbollisti kinez e ka ditur se Rama ka një kosh basketbolli në zyrën e tij dhe në oborrin e Kryeministrisë ka përshtatur një minifushë ku luan herë pas here, njofton Klan Kosova.

img_3901

“Me zv.Kryeministrin e Kinës pas një mëngjesi pune shumë inkurajues, ku u fol konkretisht për një hov të ri në marrëdhëniet ekonomike e tregtare, në këtë fazë të re të zhvillimit të vendit ku sipas shkëlqesisë së Tij, Zhang Gaoli, reformat e qeverisë po japin rezultate mbresëlënëse. Topi i basketbollit është një dhuratë nga ylli kinez i NBA, Jao Ming, ndërsa libri është albumi i pikturave “EDI RAMA”, dhuratë për vizitorin më të rëndësishëm kinez të 25 vjetëve të fundit”, shkruan Rama.

Interesante