22:06, 20 Mars 2017

Aktori hollivudian Tom Hanks do të shërbejë si intervistues i Bruce Springsteen në festivalin e Tribekës më 2017.

Springsteen do të diskutojë për pozitën e tij në historinë e rokut amerikan gjatë një bisede intime me Hanksin, më 28 prill, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.

Biletat për këte eveniment do të dalin në shitje të martën më 21 Mars në Ticketmaster,dhe mund t’i merrni përmes ueb-faqes së Tribekës.

Vlen të përmendet se Bruce e kishte shkruar një nga këngët më të shpërblyera të tij “Streets of Philadelphia” për filmin Philadelphia, për të cilën e kishte fituar çmimin Oscar. Atë vit, Oscar për aktorin më të mirë kishte fituar edhe Tom Hanks.

 

 

 

Interesante