Ledri Vula: Krenar Çoçaj më sulmoi shkaku i Dafina Zeqirit NULL NULL 21.02.2017 21:51 21.02.2017 21:51 Reperi kosovar Ledri Vula dhe biznesmeni që menaxhon disa nga këngëtarët e rinj të Kosovës, Krenar Çoçaj, u përballën sot në sallën e gjyqit për një zënkë të disa viteve më parë. Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Nga ky sulm, Ledri Vula kishte marrë lëndime trupore. Sipas aktakuzës, Gazmend Mirena e ka goditur Vulën me kondak të revoles në vetullën e majtë dhe në kokë, ndërsa Krenar Çoçaj me shufër hekuri në shpinë dhe në kokë. Si rezultat, të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa Mirena akuzohet edhe për veprën penale të përdorimit të armës, mjet ky i cili kishte shërbyer për rrahjen e viktimës. Dy të akuzuarit Mirena dhe Çoçaj, nuk e pranuan fajësinë për asnjërën nga veprat penale për të cilat akuzohen. Ndërkaq, përfaqësuesi i Vulës, Tomë Gashi, beson se gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të vërtetohet fajësia e të akuzuarve sepse, sipas tij, në bazë të deklaratës së Vulës të akuzuarit janë identifikuar si sulmues ndaj tij. I dëmtuari Ledri Vula doli para trupit gjykues në cilësinë e dëshmitarit dhe e rrëfeu ngjarjen e natës së 7 qershorit të vitit 2012. Shkrimin e plotë mund ta lexoni këtu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.