12:40, 11 Mars 2018

Kohëve të fundit, shtypi rozë ka qenë i stërmbushur me lajmet rreth ofendimeve nga DJ Blunt dhe Real 1, drejtuar Ledri Vulës, Gjikos dhe disa artistëve të tjerë.

Dyshja – sidomos DJ Blunt, shfrytëzonte Insta Storyn e profilit zyrtar në Instagram për të bërë direkt ofendime drejt dy reperëve më të njohur shqiptar, njofton Klan Kosova.

Por, pak javë më vonë, gjithçka mbaroi. Ishte Faton Shoshi – menaxheri i Ledri Vulës, ai i cili me sa duket qetësoi gjithçka, duke bërë që Blunt dhe Real të ndalojnë me sharje.

Megjithatë, Ledri Vula më në fund doli me një përgjigje, edhe pse gjithë këto kohë ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka folur asnjëherë rreth videove që Blunt i bënte.

Në një intervistë të fundit në emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, reperi tha se ka respekt për punën e tij duke e vlerësuar si një nga Dj më të mirë, ndërkohë që shtoi: “unë psikiatër nuk jam, nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë”.