LeBron nënshkruan kontratë marramendëse me Lakers NULL NULL 07.09.2018 10:58 07.09.2018 10:58 Basketbollisti i njohur amerikan, LeBron James, ka nënshkruar kontratë me vlerë prej 153,3 milionë dollarësh me skuadrën Los Angeles Lakers. Me nënshkrimin e kësaj kontrate LeBron ka pranuar ta braktisë skuadrën Cleveland Cavaliers dhe t’i bashkohet Lakers-ave, ku do të bëhet njëri ndër lojtarët më të paguar në botë, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova. Ai pritet që së shpejti të bëhet edhe miliarder, pasi që ka nënshkruar marrëveshje prej 153,312,846 dollarësh për katër vjet. Ai do të fitojë afërsisht 38,3 milionë dollarë për sezon, rreth 667,000 për ndeshje ku ai luan, 9,700 dollarë për minutë si dhe 162 dollarë për sekondë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.