Le Maire: Protestat, katastrofë për ekonominë e Francës NULL NULL 09.12.2018 18:20 09.12.2018 18:20 Protestat e “jelekverdhëve” kanë qenë një katastrofë për ekonominë franceze, thotë ministri i financave. Ministri i Financave, Bruno Le Maire e quajti situatën si “krizë” edhe për shoqërinë, por edhe për demokracinë, transmeton Klan Kosova. Për katër javë rresht, Franca është përballur me protesta kundër rritjes së çmimit të karburanteve, rritjen e çmimit të jetesës dhe çështje të tjera. Rreth 125,000 protestues dolën në rrugë të shtunën, dhe më shumë se 1,700 njerëz u arrestuan. Disa vende turistike, duke përfshirë Kullën Eifel dhe Muzeun e Luvrit, janë mbyllur këtë fundjavë. Ministri i Financave Bruno Le Maire e quajti situatën “një krizë” për shoqërinë dhe demokracinë. “Kjo është një katastrofë për tregtinë, është një katastrofë për ekonominë tonë”, tha ai gjatë një vizite në dyqanet në Paris që ishin dëmtuar gjatë protestave. Kryeqyteti ishte veçanërisht i goditur rëndë, me dritare të shkatërruara, makina të djegura dhe dyqane të grabitura, pasi 10,000 vetë morën pjesë në demonstrata. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u përgjigj me zemërim ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili të shtunën në Twitter thoshte se Marrëveshja e Klimës së Parisit ishte arsyeja e trazirave. Është shumë herët për të llogaritur dëmet ekonomike në total, por është e qartë se dëmi është i rëndë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.