“LDK në luftë të brendshme” NULL NULL 22.05.2017 23:49 22.05.2017 23:49 Analisti Dardan Gashi ka thënë në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka një luftë të brendshme e cila bëhet mes dy palëve. “Në LDK është duke ndodhur një luftë e brendshme. Tash nëse e shohim; janë kryesisht njerëz të Isa Mustafës dhe në anën tjetër anashkalim total i njerëzve të tjerë, si Vjosa Osmani dhe Arben Gashi”. Gashi shtoi se nëse LDK mbetet në opozitë zgjedhjet e ardhshme, atëherë do të ketë përçarje edhe më të madhe brenda partisë. “Konsekuencat do të jenë një përplasje serioze pas zgjedhjeve”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 11 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë