LB kërkon ndriçimin e vdekjeve të dyshimta në QKUK NULL NULL 20.09.2017 14:36 20.09.2017 14:36 Lëvizja për Bashkim ka kërkuar ndriçimin sa më të shpejt të rasteve të vdekjeve të dyshimta në QKUK. Sipas LB-së, rasti i këtyre vdekjeve pas intervenimeve kirurgjike “përveç që paraqet një shqetësim alarmant, është kulmi i papërgjegjësisë, neglizhencës, korrupsionit, për të mos thënë i sabotimit të sistemit të shëndetësisë dhe të shëndetit të pacientëve”. ” Kjo është një situatë e frikshme, e cila i ka vendosur në një situatë pasigurie të plotë si pacientët, ashtu edhe mjekët. Një gjendje e tillë është e pashembullt në historinë e QKUK-së, andaj kërkon ndërhyrje urgjente të të gjithë mekanizmave shtetërorë”. Lëvizja për Bashkim njëherit ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë ta iniciojë ndryshimin e ligjit për shëndetësinë dhe ta fuqizojë detyrimin e kryerjes së obduksionit për të gjitha rastet e vdekjeve të dyshimta brenda ambienteve të institucioneve shëndetësore të Kosovës. ” Zhvarrosja e rasteve të lartpërmendura për obduksion, i cili nuk është i kualitetit të njëjtë sikur të ishte punuar me kohë, pasqyron edhe një qasje joserioze të një institucioni terciar shëndetësor të cilët kanë neglizhuar kryerjen e autopsisë të personave të vdekur në rrethana të dyshimta”, theksohet në një kumtesë të kësaj partie, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë