Latifi: “Sëmundja psikike” nuk po më hiqet dot as sot NULL NULL 16.08.2016 22:30 16.08.2016 22:30 Ish kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ngaj atyre që sipas tij po e quajnë “i sëmurë psikik”, duke thënë se ndihet shëndoshë e mirë , transmeton Klan Kosova. Më poshtë është postimi i tij i plotë: Unë, Smajl Latifi që dikush më paska diagnostifikuar si i “sëmuri psikik” vazhdoj edhe sot të ndihem mirë e shëndosh si molla, ngase isha bërë pengesë për aprovimin në Kuvendin e Kosovës dhe mëpastaj edhe isha kundër zbatimit të Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit. Po ju vëjë në dijeni se “sëmundja psikike” nuk po më hiqet dot as sot kur jam kundër: *Asociacionit/ Zajednicës; * Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi; * Qeverisjes së keqe e të zhytur në krim e korrupsion; * Nepotizmit në punësim e mënyrës së sjelljes së “shefave” si dhe gjuhës banale e fyese që ata flasin; * Se si ata e përdorin shtetin dhe resurset e tij sikurse të ishin vetë pronarët e Kosovës. E pra, unë i “sëmuri psikik” do të jem gjithnjë: – kundër rrënimit të vlerave kombëtare, historike; – kundër rrënimit të vlerave të shoqërisë ku jetojmë; – kundër klanit * PRONTO* 1, 2 etj., etj. Unë vazhdoj të ndihem edhe më mirë, kur nuk i bindem askujt që i bën keq të sotmes dhe të nesërmes së popullit dhe vendit tim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 22 minuta më parë