Largojeni aromën e keqe të gojës për vetëm 5 minuta NULL NULL 24.04.2017 14:00 24.04.2017 14:00 Gjëja më e rëndësishme për trupin ashtu si edhe shëndetin në përgjithësi është higjiena personale. Personat që nuk kujdesen për higjienën e tyre personale shumë shpesh bëhen të padëshiruar nga të tjerët. Por ndonjëherë, pavarësisht higjienës së duhur, njerëzit mund të përballen me aromë të keqe të gojës, transmeton Klan Kosova. Madje kjo gjë ndikon në vetëbesimin e tyre dhe mund t’i bëjë ata që të ndihen të turpëruara. Por a e dini se ekziston një mënyrë krejtësisht natyrale që mund t’iu ndihmojë të eliminoni aromën e keqe të gojës? Përbërësit: Lëngu i dy limonave Një filxhan ujë i ngrohtë Gjysmë lugë gjelle pluhur kanelle 1 lugë mjaltë 1 lugë sodë bikarbone (sodë buke) Si ta përgatisni? Përzieni bashkë mjaltin dhe kanellën, e më pas shtoni edhe lëngun e limonave. Më pas shtoni ujin e ngrohtë dhe sodën bikarbone. Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe më pas vendosini në një shishe qelqi. Këtë përzierje përdoreni si pastrues. Pastrojeni gojën tuaj duke përdorur 1 ose 2 lugë nga kjo përzierje. Mjalti dhe kanella kanë efekte antibakteriale derisa soda bikarbone ka efekte zbardhuese. Limoni në anën tjetër jep freski dhe kështu bën që të keni një frymëmarrje të freskët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 3 orë më parë