Largimi i kruajtjeve të lëkurës me dritë? NULL NULL 18.12.2018 15:30 18.12.2018 15:30 Kruajtjet e lëkurës së shpejti mund të tejkalohen duke vendosur një dritë mbi to, kanë deklaruar shkencëtarët. Studiuesit nga Laboratori për Biologji Molekulare në Romë kanë vendosur të trajtojnë shkaktarin e kruajtjeve, me shpresën se do të gjejnë një tretman të ri. Ata kanë zhvilluar një kemikat, të quajtur IL31-IR700, që është i ndjeshëm ndaj dritës dhe lidhet me qelizat e ndjeshme ndaj kruajtjes në sipërfaqe të lëkurës. Ekipi ka injektuar këtë kemikat në lëkurë të minjve, dhe kur u trajtua me dritë infra të kuqe qelizat e ndjeshme ndaj kruarjes u larguan nga sipërfaqja e lëkurës. Kjo ka bërë që ndjenja e kruajtjes të ndalonte. Rezultatet japin shpresë për shumë persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme që shkaktojnë kruajtje, siç janë psoriaza apo eczema. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 4 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 5 orë më parë