21:45, 19 Prill 2017

Lana Del Rey e ka ndarë këngën e saj më të re të albumit të saj të fundit, e në të cilën merr pjesë artisti The Weeknd.

“Lust For Life” e pati premierën sot, më 19 prill në BBC Radio 1, shkruan NME, transmeton Klan Kosova.

“Ndoshta është pak e çuditshme të kesh një bashkëpunim në këngën kryesore, por vërtetë e dua atë këngë dhe kemi thënë për një kohë që do të bëjmë diçka, unë kam bërë punë në dy incizimet e tij të fundit”, tha Lana për Dazed.

Ajo më parë kishte marrë pjesë në dy këngët e The Weeknd, “Prisoner” dhe “Stargirl Interlude”.

Interesante