Lamar Odom merr ftesë nga NBA NULL NULL 21.04.2016 12:40 21.04.2016 12:40 Lamar Odom ka pranuar ftesë për të luajtur me një ekip prestigjioz dhe të garojë kundrejt yjeve të NBA. Ky cilësohet si një hap i madh në rrugën për t’u kthyer sërish në NBA. Personi që qëndron prapa kësaj oferte është Baron Davis – i cili ka thënë se e kishte dëgjuar deklaratën publike të Odom se ai dëshiron të kthehet në liga të mëdha, dhe se e di një mënyrë perfekte për ta ndihmuar. “Do të flas me Lamar Odom për të parë se a do që të luajë krahas meje në ekipin tim, meqë po e kërkon rikthimin”, ka thënë Davis, transmeton Klan Kosova. Vetëm gjatë javës së kaluar, Odom ka folur me bindje të plotë se është i gatshëm për NBA, dhe kjo duket se do të jetë mundësi perfekte për ta dëshmuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.