Lama: Me ndalimin e flamurit në Eurovision u fyen miliona shqiptarë NULL NULL 29.04.2016 11:34 29.04.2016 11:34 Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka thënë se me ndalimin e flamurit të Kosovës, krahas atij të ISIS-it në garën e muzikës “Eurovision” janë fyer ndjenjat e miliona shqiptarëve kudo në botë. Sipas saj, kjo çështje duhet të ngritet edhe para gjykatave evropiane. “Unë i bëj thirrje shtetasve shqiptar që kanë shtetësi në vende të tjera që të bëjnë një padi të tillë”, ka shtuar Lama në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova. “Flamuri i Kosovës është renditur në krye të kësaj liste edhe pse është njohur nga shumica e vendeve të BE-së. Unioni i Transmetuesve Evropian përfiton rreth 300 mijë euro nga RTK”. Ndalimi i flamurit është bërë me dije në një rregullore të këtij manifestimi të organizuar nga Unioni i Transmetuesve Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 17 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë