13:14, 6 Dhjetor 2018

Los Angeles Lakers kanë fituar ndaj San Antonio Spurs me rezultat 121-113 në kuadër të NBA-së.

LeBron James shënoi 42 pikë për vendësit, ndërkaq DeMar DeRozan me 32 pikë dhe Rudy Gay me 31 ishin koshashënuesit më të mirë te mysafirët.

Me këtë fitore Lakers zë vendin e pestë në Konferencën Perëndimore në NBA, ndërsa Spurs gjenden në pozitën e parafundit në po këtë konferencë.