20:39, 13 Shkurt 2018

Vendosja e flamurit shtetëror në shtizën e rrethrrotullimit në hyrje të Prishtinës, po del të jetë problematike.

Kjo pasi vendosjen e tij po e pengon mungesa e energjisë elektrike pa të cilën s’mund të largohej flamuri kombëtar, njofton Klan Kosova.

Megjithatë tashmë kanë arritur zjarrëfikësit të cilët do të tentojnë për të vendosur flamurin e Kosovës për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.