LAJMI I FUNDIT: Vdes Avicii NULL NULL 20.04.2018 19:44 20.04.2018 19:44 Artisti dhe DJ i famshëm suedez, Avicii, ka vdekur në moshën 28 vjeçare në Oman. Lajmin e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e tij përmes një deklarate. “Me pikëllim të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur po ashtu si Avicii”, shkruan në komunikatë. “Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit mesditën e së premtes së 20 prillit”. “Familja është e rrënuar dhe kërkojmë nga të gjithë që ta respektoni nevojën e tyre për privatësi në këtë kohë të vësthirë. Asnjë deklaratë më tepër nuk do të jepet”. Ai ishte tërhequr nga performimet LIVE më 2016 për shkaqet shëndetësore. Artisti suedez kishte pasur probleme me shëndet për disa vite, përfshirë këtu edhe probleme me pankreatitis akut shkaku i pirjes së tepruar. Avicii kishte arritur famë që në moshtë të re me hite si “Levels, pastaj me “Ëake Me Up” në bashkëpunim me Aloe Blacc. I ndjeri së fundi kishte pasur një bashkëpunim edhe me këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Orën, në këngën “Lonely Together”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Aliu: 13 zona të trashëgimisë natyrore iu shtuan zonave të mbrojtura të Kosovës 19 orë më parë
Kino dhe Teatër Mbahet Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut: Fituesit janë nga Rusia dhe Gaza 22 orë më parë