10:40, 17 Maj 2018

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë e ka bërë të ditur vet Presidenti Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter, njofton Klan Kosova.

Takimi mes Thaçit e Vuçiqit është parë të jetë zhvilluar i shoqëruar edhe nga Donald Tusk dhe Johannes Hahn, ndërsa kanë diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi deklaroi një ditë më parë për Klan Kosova se zgjidhja për marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë duhet të jetë ‘Winwin’ ndërsa Kosova të ketë të sigurt një ulëse të saj në OKB, njofton Klan Kosova.