17:10, 14 Mars 2018

Në atmosferë të tensionuar në Kuvendin e Maqedonisë ka kaluar Ligji për përdorimin e gjuhëve me 64 vota për.

Situata në salla ka qenë mjaftë e tensionuar vetëm disa minuta më parë sigurimi evitoi përleshjen fizike mes kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish kryeministrit Gruevski. Pas pauzës 15 minutëshe Gruevski u rikthye përsëri në sallë me qëllim që ta tensionojë edhe më shumë situatën dhe ta ndalojë punën e Kuvendit.