LAJMI I FUNDIT: KALON DEMARKACIONI – EUROPË, NE PO VIJMË! NULL NULL 21.03.2018 18:53 21.03.2018 18:53 Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Votimi i kësaj ujdie u bë në tentativën e pestë për ta hedhur në votim atë. 80 deputetë votuan pro saj, 11 kundër, pas asnjë abstenim, njofton Klan Kosova. Deri tek kalimi i Demarkacionit erdhi pas një debati maratonik që u mbajt në parlament i cili zgjati rreth nëntë orë, ku folën mbi 30 deputetë për këtë çështje Ligjvënësit i thanë po Demarkacionit, një muaj pasiqë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dolën me një deklaratë të përbashkët sipas së cilës parashihet formimi i një trupi të përbashkët punues me përfaqësues të Malit të Zi. Ky organ, pritet të evidentojë mospajtimet në lidhje me vijën kufitare dhe të bëjë korrigjimet e nevojshme në Çakorr e Zhlep. Marrëveshja e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit ishte firmosur në Vjenë më 26 gusht të vitit 2015 nga Presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi asokohe, ministër i jashtëm, dhe ish-ministri i brendshëm, Skender Hyseni, ndërkaq për palën serbe firmën e kishin vënë ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ai i Brendshëm, Rashko Konjeviq. Që nga ajo kohë, kjo ujdi ka hasur në kundërshtime të mëdha të opozitës me arsyetimin se Kosova po humb 8 mijë hektarë tokë. Në mesin e atyre që ishin kundër Demarkacionit ishte edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj në kohën sa ishte në opozitë, njofton Klan Kosova. Ai në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit kishte shkarkuar komisionin për shënimin e kufirit duke emëruar Shpejtim Bulliqin si udhëheqës të ekipit të ri, njofton Klan Kosova. Pas votimit të Demarkacionit, lufta kundër krimit dhe korrupsionit mbetet kushti vetëm i Bashkimit Evropian për t`ua hequr vizat kosovarëve. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë