LAJMI I FUNDIT: Gjendet 15 vjeçari nga Gjakova NULL NULL 13.12.2017 21:54 13.12.2017 21:54 Pal Hiseni, i riu 15 vjeçar nga Gjakova është gjetur para pak minutash pa asnjë lëndim fizik, njofton Klan Kosova. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Krist Gjokaj. “Ende nuk e kemi marrë në pyetje pasi që është i mitur”. “Po e presim punëtorin social – pastaj e intervistojmë”. Edhe motra e Palit, Dorentina Hiseni, i ka thënë klankosova.tv se vëllai i saj është gjetur dhe se “tani janë në rajonin policor në Fushë-Kosovë”. Nik Hiseni, babai i Palit rreth një orë më parë kishte pranuar një telefonatë nga i biri i cili nuk kishte folur më shumë se disa sekonda, aq sa i kanë mjaftuar për t’i treguar se është mirë. Më pas Policia e kishte gjetur atë. Klan Kosova e ka përcjell rastin gjatë gjithë ditës – detajet e zhdukjes së Pal Hisenit mund t’i kuptoni në kronikën më poshtë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë