21:49, 13 Shkurt 2018

Pas problemeve me energjinë elektrike për të larguar flamurin kombëtar i cili gjendet tek rrethrrotullimi në hyrje të Prishtinës, ai është tërhequr dhe është zëvendësuar me flamurin shtetëror, njofton Klan Kosova.

Vendosja e flamurit ishte paraparë të bëhej gjatë ditës deri në ora 16.00 megjithatë kjo nuk ka ndodhur deri tani.

Rreth vendimit për largimin e flamurit kombëtar në hyrje të Prishtinës, foli sot edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së vendit.

Ai urdhëroi që për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të vendoset flamuri shtetëror tek rrethi në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Interesante