LAJMI I FUNDIT: Edhe një i ftuar nga Specialja për t`u intervistuar NULL NULL 11.12.2018 13:12 11.12.2018 13:12 Nazif Mehmeti i njohur në luftën e fundit në Kosovë si Komandant Dini, është i ftuari i radhës për tu intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Kosovë në Hagë. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, avokati i tij Tahir Rrecaj ndërsa ka thënë se klienti i tij është ftuar që të paraqitet në Hagë më 22, 23 dhe 24 janar. Ai ka bërë të ditur se klientit të tij nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet, njofton Klan Kosova. Pos Nazif Mehmetit nga Specialja për intervistë janë ftuar Sokol Dobruna dhe Rrustem Mustafa. Klan Kosova një ditë më parë raportoi se të intervistuarit e radhës ka gjasa të jenë nga ”Grupi i Llapit” pasi këtë e tha avokati Tahir Rrecaj. Rrecaj: Pas Remit, të intervistuarit e radhës nga Specialja mund të jenë nga ‘’Grupi i Llapit’’ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Varroset sot gruaja që u vra aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë 55 minuta më parë
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 10 orë më parë