| Droutsas flet në Prishtinë se mendimi i Greqisë për Kosovën nuk ka ndryshuar |
| 31 JULY 2010 16:48 |
“Ka ardhur momenti që Greqia edhe formalisht ta njohë Republikën e Kosovës, sepse ky do të ishte një gur shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas. “Greqia, që nga Antika e këtej, është një shembull model i demokracisë, duke dhënë aq shumë për kulturën dhe trashëgiminë e përbashkët jo vetëm të Evropës, po të mbarë njerëzimit”, vlerësoi Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, Dimitris Droutsas, ministër i Punëve të Jashtme i Greqisë tha se Greqia dëshiron të promovojë frymën e bashkëpunimit në rajon. “Greqia beson fuqishëm në perspektivën e përbashkët evropiane, e cila do të krijojë paqe dhe stabilitet të përhershëm për të gjitha vendet e rajonit”, tha ministri Droustas. Sa i përket mendimit këshillëdhënës të GJND-së, ai pohoi se Greqia i jep rëndësi të madhe këtij mendimi dhe është duke e studiuar atë me kujdes. Duke ritheksuar faktin se Kosova e konsideron Greqinë dhe popullin e saj si një vend mik dhe fqinj historik, Presidenti Sejdiu pohoi se Republika e Kosovës është shumë e përkushtuar që t’i thellojë edhe më tej marrëdhëniet e mira që tashmë ekzistojnë në mes dy vendeve tona. Duke folur për raportet e sotme, Presidenti Sejdiu e çmoi pjesëmarrjen e trupave ushtarake greke në kuadër të KFOR-it në misionin e ruajtjes së paprekshmërisë së Kosovës dhe lirisë së saj, si dhe kontributin e të gjithë qytetarëve të tjerë të Greqisë në misionet civile në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme, z/ministri i Jashtëm i Greqisë Drutsas u takua edhe me kryeministrin Hashim Thaçi për të sjell mesazhin se e ardhmja e rajonin është në familjen evropiane. “Në BE nuk ka qasje të njëjtë, kjo nuk është sekret. Pozicioni i Greqisë është i njohur. Por, e rëndësishme është se të 27 vendet anëtare pajtohen për një gjë, e ardhmja e vendeve të rajonit është në BE. Greqia i përket atyre shteteve që e promovuan këtë gjë”, theksoi Droutsas”. Këtë mesazh ai ia përcolli kryeministrit Hashim Thaçi, me të cilin foli edhe për dialogut mes shteteve të rajonit. Ky i fundit shprehu gatishmëri për këtë. Pavarësisht se Greqia nuk e ka njohur Kosovën, Thaçi falënderoi këtë shtet për të gjitha angazhimet në vendin tonë. Por, duket se as opinioni i GJND-së nuk ia ka ndërruar mendimin grekëve. Droutsas, nuk dha shenja se njohja e shtetit më të ri në botë mund të ndodhë shpejt. “Është një vendim që çdo shtet e merr vetë. Mendoj se kjo çështje nuk është objektiv kryesor. Kryesorja është të shohim nga e ardhmja, ajo është në BE. Në këtë aspekt, Greqia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme që të arrihet ky qëllim”, ka thënë Droutsas. Artikuj tjerë
|
“Ka ardhur momenti që Greqia edhe formalisht ta njohë Republikën e Kosovës, sepse ky do të ishte një gur shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Droutsas. “Greqia, që nga Antika e këtej, është një shembull model i demokracisë, duke dhënë aq shumë për kulturën dhe trashëgiminë e përbashkët jo vetëm të Evropës, po të mbarë njerëzimit”, vlerësoi Presidenti Sejdiu.