| New York, Ministri Hyseni bën ende thirrje për njohje të Kosovës |
| 31 JULY 2010 11:05 |
|
Në vazhdën e takimeve që po zhvillon në New York, është takuar me ambasadorin e Francës dhe Italisë, ku u diskutua për hapat dhe veprimet që do të ndërmerren në periudhën pas mendimit të GJND-së. “Këto biseda janë zhvilluar në kuadër të takimeve që Ministri është duke pasur me partnerët e shteteve të Quint-it, e që kanë për qëllim bashkërendimin e ngushtë të veprimeve pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thuhet në njoftimin për media të kësaj ministrie. Në takimet me ambasadorin francez në OKB, Zherard Arod dhe italianin Xhiani Lorenco Kornado, Kryediplomati kosovar theksoi nevojën dhe rëndësinë e bashkërendimit të veprimit me mbështetësit e pavarësisë. Artikuj tjerë
|