| Aksioni ndaj Fatmir Limajt, në prag të nisjes së një detyre të re në mision diplomatik |
| 29 APRIL 2010 19:16 |
Aksioni i bastisjes ndaj Fatmir Limajt pati për bazë letrën e një biznesmeni nga Gjilani. Ai, sic merr vesh Klan Kosova, është ankuar tek Presidenti, Kryeministri dhe EULEX-i, se nuk fitoi asnjë tender për ndërtim rrugësh në Kosovë. Sipas tij, Ministria e Transportit e injoroi, pavarësisht se kishte pajisje të mjaftueshme. Letra e këtij biznesmeni, për të cilin thuhet se vdiq në një aksident trafiku në Austri, ku patën humbur jetën edhe disa shqiptarë të tjerë, qëndroi për gati një vit në sirtarët institucioneve të lartpërmendur. Megjithatë, ajo nuk u hodh në kosh dhe doli të jetë shumë serioze. Vendimi i EULEX-it për të kontrolluar shtëpinë e Limajt dhe Ministrinë e Transportit, u morë në një moment delikat dhe të papritur, kur siç mëson Klan Kosova, Kryeministri Hashim Thaçi do të duhej të merrte një vendim edhe për ndryshime të tjera në qeverinë e tij. Kjo përfshinte edhe emërimin e Limajt në një post të lartë në politikën e jashtme të Kosovës. Përflitej se ai do ta udhëhiqte zyrën e Kosovës në New York. Merret vesh se ai ka qenë dashur të niset për Amerikë vetëm pak ditë pas nisjes së punimeve në autostradën e Kosovës dhe hapjes së ofertave për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës. Kjo është planifikuar të jetë një strategji dalëse për Limajn, që do shihej edhe si kompletim i suksesit të tij në postin e Ministrit. Por gjërat i prishi zbatimi nga EULEX-i i urdhrit për kontroll të prokurorisë speciale, i cili, sipas burimeve të Klanit, befasoi të gjithë, duke përfshirë edhe lidershipin. Në një takim të vonshëm që u mbajt të mërkurën mbrëma në qeveri, ku u takuan shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, bashkë me kryeministrin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, u arrit një marrëveshje bashkërendimi ndërmjet EULEX-it dhe qeverisë në lidhje me rastin Limaj. Ndërkombëtarët kërkuan dhe premtuan që e gjitha procedura do të bëhet në transparencë të plotë ndërsa Limaj ka shfaqur gatishmëri të bashkëpunojë me hetuesit dhe prokurorët. Në këtë rast EULEX-i ka bërë të ditur se janë duke u hetuar edhe pesë ministra dhe zëvendësministra të qeverisë së Kosovës, ndaj të cilëve mund të bëhen bastisje. Kontrolli në shtëpinë dhe Ministrinë e udhëhequr nga Limaj, është konsideruar të jetë rasti më i rëndë për qeverinë e Kosovës që nga fillimi i punës së institucioneve vendore, më 2001. E sa i përket të ardhmes të Limajt, merret vesh se ai nuk ka ndonjë presion ndërkombëtar ose vendor për t’u larguar nga posti. Por, siç mëson Klan Kosova, qëndrimi i mëtejshëm në Qeverinë e Kosovës, pas kontrollit të një dite më parë në shtëpi e zyrë, është çështje kryekëput e moralit të Ministrit të Transportit. Artikuj tjerë
|
Aksioni i bastisjes ndaj Fatmir Limajt pati për bazë letrën e një biznesmeni nga Gjilani. Ai, sic merr vesh Klan Kosova, është ankuar tek Presidenti, Kryeministri dhe EULEX-i, se nuk fitoi asnjë tender për ndërtim rrugësh në Kosovë. Sipas tij, Ministria e Transportit e injoroi, pavarësisht se kishte pajisje të mjaftueshme.