| Arrestohen plaçkitësit e Bankës Private të Biznesit |
| 01 Maj 2009 17:09 |
![]() Katër persona janë arrestuar dje si të dyshuar për grabitjen e Bankës Private për Biznes-Filiali ne Suhareke, në muajin nëntor të viti 2008 dhe në shkurt të këtij viti, ku kishin marrë rreth 36 mijë euro. Sipas zyrtarit për informim të policisë së Kosovës Arbër Beka, këta persona janë arrestuar dje në rajonin e Prizrenit, nga njësitet rajonale të Prizrenit. Pas arrestimit, të katër nga ta kanë pranuar se kanë grabitur dy herë bankën në atë qytezë, dhe kanë dhënë detajet rreth mënyrës së grabitjes. Sipas këtij zyrtari, policia është duke i zhvilluar hetimet për të shikuar nëse këta persona ndërlidhen edhe me grabitjen e filialit të prokredit bankës në Prishtinë. Kohëve të fundit, janë shtuar rastet e grabitjes së bankave në Kosovë e rajon. Të arrestuarit janë nga komuna e Suharekës dhe Prizrenit. Artikuj tjerë
|
