| Ivanoviq: Qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për pasaporta të Serbisë |
| 21 SEPTEMBER 2009 14:05 |
Oliver Ivanoviq, tha se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë, por se kjo gjë nuk do të mund të bëhet më në territorin e Kosovës. Sipas një urdhërese administrative, të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, aplikimi për pasaportat e reja biometrike serbe, do të bëhet ekskluzivisht në një qendër në Beograd. Ai tha se secili qytetarë që jeton në Kosovë dhe nuk ka aplikuar për dokumente personale, duhet ta bëjë këtë në departamentin e punëve të brendshme në Beograd, ndërsa procedurat tjera janë të njëjta për të gjithë qytetarët. I pyetur se a do të thotë se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian pa viza, ai tha se kjo nënkupton vetëm marrjen e pasaportës biometrike. Ndërsa për udhëtimin pa viza për këta qytetarë, sipas tij, duhet të bëhet edhe një marrëveshje tjetër me BE-në në të ardhmen. Deri më tani, pasaportat serbe janë lëshuar edhe në Kosovë, përmes institucioneve paralele, ndërsa nuk dihet nëse ky vendim do të ndryshojë gjë në terren, apo a do të shuhen ato institucione. Artikuj tjerë
|
Oliver Ivanoviq, tha se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë, por se kjo gjë nuk do të mund të bëhet më në territorin e Kosovës. Sipas një urdhërese administrative, të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, aplikimi për pasaportat e reja biometrike serbe, do të bëhet ekskluzivisht në një qendër në Beograd.