|
Rezoluta serbe për Kosovën përfundimisht, ndryshoi |
|
08 SEPTEMBER 2010 18:23 |
Takimi i Boris Tadiqit me Catherine Ashton përfundimisht ndryshoi përmbajtjen e rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Sipas Presidentit serb, në këtë darkë është gjetur formula e përbashkët, që përmban aminin e 27 vendeve anëtare të BE-së.
Tadiq deklaroi për mediet serbe se rezoluta me amendamente të modifikuara, do të kërkojë krijimin e dialogut për zgjidhjet e mëtutjeshme.
Sipas tij, rezoluta që vjen si rezultat i punës së përbashkët dhe kompromisin politik me BE-në, në asnjë mënyrë nuk parasheh njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Pasi Tadiq shpalli kompromisin me BE-në, qeveria në Beograd u mblodh për të votuar rezolutën, që më vonë ta dërgojë në Asamblenë e Përgjithshme në OKB.
Modifikimi i rezolutës mori reagime të ndryshme nga opozita. Partia më e madhe serbe DSS e quajti kapitullim të qeverisë, derisa libera-demokratët e Cedomir Jovanoviq një hap të mençur drejt të ardhmes.
Por, cili është ndryshimi në rezolutë?
Ekzistojnë dy pika të modifikuara. E para që merr parasysh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Ndërsa e dyta që pajtohet që BE-ja të ndërmjetësojë në mes dy palëve por jo si dy shtete të ndryshme.
Burime të Klan Kosovës brenda misionit evropian në Kosovës thonë se ekziston një tekst i BE-së që do të merr pajtimin e Serbisë. Qëndrimi i miqve të Kosovës është se teksti BE-së respekton linjat e kuqe të Kosovës. Ajo nuk e vë statusin, apo integritetin territorial në pyetje.
Sipas këtyre burimeve, kjo përfaqëson një pikë nisëse për procesin e dialogut, mbi çështjet që nuk kanë të bëjnë me statusin, që i mundëson dy vendeve të shkojnë drejt BE-së.
Ndryshe, seanca në Asamblenë e OKB-së lidhur me rezolutën serbe të Kosovës, zhvillohet të premten në New York.
|
|
|
Ligji për kategoritë e luftës, i papranueshëm për KMDLUÇK |
|
08 SEPTEMBER 2010 15:16 |
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së e ka cilësuar të papranueshëm Ligjin për kategoritë e dala nga lufta, në formën si është miratuar nga Kuvendi i Kosovës të martën.
Përmes një komunikate për media, kryetari i këtij këshilli, Xhevdet Qeriqi ka thënë se Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së nuk do të lëshojë pe në Nenin 6, Pika 4 dhe në Nenin 13 mbi të drejtat dhe beneficionet e veteranëve të UÇK-së, që flet për ndaljen e pensionit të ish- pjesëtareve të TMK-së, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.
“Ne si këshill nuk pajtohemi, as me ndarjen e veteranëve në dy grupe, ku një pjesë e tyre nuk mund të kenë beneficione pa i mbushur 50 vjet. Nuk pajtohemi as me nenin që flet për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, ku thuhet se veteranëve u ofrohen shërbime shëndetësore pa kompensim”, thuhet në reagimin e KMDL të UÇK-së.
Qeriqi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të bëjnë ndryshime në këtë ligj, në atë mënyrë që ai, t’i përmbushë nevojat dhe kërkesat e familjeve të dëshmorëve e veteranëve për një jetë të dinjitetshme.
|
|
Sulmohet në Ferizaj ekipi i Klan Kosovës |
|
08 SEPTEMBER 2010 12:00 |
Është sulmuar fizikisht ekipi i Klan Kosovës, derisa ai po xhironte në oborrin e shkollës fillore në Ferizaj “Gjon Sereqi”.
Drejtoi I kësaj shkolle, Milazim Durguti, ka mbajtur të ngujuar në një klasë, për më shumë se 40 minuta, gazetaren Valentina Ahmeti dhe kameramanin, Arben Restelicën duke u munduar me dhunë që ekipit të Klanit t’ua marrë materialin e xhiruar.
Për një moment, drejtori ka nxjerr të gjithë nxënësit e shkollës jashtë, dhe ka sulmuar kameramanin Restelica. Ekipi ka arritur që t’i thërras policinë të cilët kanë ardhur në vendin e ngjarjes, duke shoqëruar për në polici drejtorin.
Ekipi i Klan Kosovës, ka ngritur padi për sulm ndaj Durgutit, ndërkohë që edhe ky i fundit ka paditë Klanin për xhirime të paautorizuara.
Klan Kosova, ishte në këtë shkollë për të hulumtuar veprimet e fundit të drejtorit Durguti, i cili u ka ndërruar vendin e punës një numri të madh mësimdhënësish.
Ndryshe në orën 13 00 pritet të mbahet një protestë, ku mësimdhënësit, familjarët e tyre dhe nxënësit, e kundërshtojnë vendimin e drejtorit për ndërrimin e vendit të punës që ai po u bënë mësimdhënësit.
|
|
Zv/kryeministri shqiptar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta lobon për Kosovën |
|
08 SEPTEMBER 2010 08:26 |
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta nisi një tur takimesh në Nju Jork në mbështetje të çështjes së Kosovës.
Në këtë kuadër, Meta do të qëndrojë në Nju Jork ku do të takohet me faktorë të ndryshëm për të shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Opinionin e GJND-së dhe qëndrimin e vendit kundër projekt-rezolutës së Serbisë.
Ai u takua me Ambasadorë të vendeve të ndryshme në OKB me të cilët diskutoi mbi realitetin e ri që është krijuar në Ballkan pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Meta ka nënvizuar se Serbia duhet të respektojë Opinionin e GJND-së dhe të dëgjojë më tepër sinjalet e qarta që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.
Sipas zv/kryeministrit shqiptar, Projekt-rezoluta nuk i shërben aspak klimës konstruktive që ne kemi krijuar në Ballkanin Perëndimor dhe as vetë perspektivës evropiane të Serbisë”.
|
|
"Fol" kërkon qasje në dokumentet zyrtare për autostradën Morinë-Merdare |
|
07 SEPTEMBER 2010 11:37 |
Lëvizja FOL kërkoi sot transparencë dhe llogaridhënie nga Ministria e Transportit dhe Post - telekomit lidhur me projektin e ndërtimit të autostradës Morinë-Merdare.
Kjo lëvizje përmes një konference për media tha se i ka kërkuar kësaj ministrie që t’i mundësojë qasjen në dosjen lidhur me tenderimin e autostradës dhe kontratën me kompaninë Bechtel Enka.
Ata thanë se kërkesa është refuzuar nga zyrtarë të ministrisë me arsyetimin se ky dokument është me interes madhor dhe i ndjeshëm.
Ky akt sipas lëvizjes është në kundërshtim me ligjin për dokumente zyrtare dhe në kundërshtim me zotimet e vet ministrit Limaj për transparencë.
Bazuar siç u tha në një dokument të pa publikuar të Ministrisë së Ekonomisë dhe Komisionit Evropian, Fol, dyshon se kostoja e ndërtimit të autostradës është mbi 1 miliardë euro dhe koha e përfundimit të saj do të jetë viti 2015.
|
|
|
|
|
<< Fillim < Paraprake 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Pasuese > Fund >>
|
|
Faqe 1 nga 423 |