| Chelsea Clinton drejt altarit |
Bill e Hillary Clinton do të lënë anash për disa ditë politikën, për t’i kushtuar vëmendje familjes.Kjo pasi e bija e tyre, Chelsea do të martohet të shtunën me Marc Mezvinskyn, në fshatin piktoresk të Rhinebeckut afër Neë York-ut. Në dasmën spektakolare pritet të marrin pjesë 400 personalitete të njohura, politikanë, biznesmenë, yje të filmit e muzikës. Por jo edhe Presidenti Barack Obama, i cili nuk është ftuar për të marrë pjesë në ceremoni. Arsyen e kësaj e ka shpjeguar Obama gjatë një interviste, duke thënë se mjafton një president në ceremoni. Ai deklaroi se nuk ka dashur të prishë dasmën, me nivelin e lartë të sigurisë, që është një domosdoshmëri për praninë e një kryetari amerikan. Një gazetare e New Yorkut raportoi se Chelsea do të veshë një fustan nusërie të dizajnuar nga kreatori Oscar de la Renta. Të tjerë kanë thënë se ajo do të veshë një kreacion nga Vera Yang. Chelsea dhe Marc raportohen të kenë qenë miq edhe në moshën e adoleshencës. Martesa e tyre ka edhe njëfarë lidhje politike. Pos nuses, edhe dhëndrri ka prindër politikanë. Margolies-Mezvinsky dhe Eduard Mezvinsky ishin anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve. Artikuj tjerë
|
Bill e Hillary Clinton do të lënë anash për disa ditë politikën, për t’i kushtuar vëmendje familjes.