Click on the slide!

Prive

Prive, çdo të shtune në ora 19:00.  Emision nga Liberta Spahiu.

Click on the slide!

ORA 7

Image taken from the "Invaders"

Programi i Mëngjesit. Çdo ditë fillon me Ne. Ora 7 në ora 7:00

Click on the slide!

Zona B dhe Zona e Debatit

Zona B dhe Zona e Debatit. Emisione nga Baton Haxhiu

Frontpage Slideshow (version 2.0.0) - Copyright © 2006-2008 by JoomlaWorks
Kaliforni, pengohet ndërtimi i xhamisë
( 0 Votes )
altNdërtimi i xhamive nuk është i mirëseardhur në Kaliforni.

Dhjetëra qytetarë të këtij vendi u mblodhën pranë një qendre islamike në qytetin temeluca për të kërkuar mosndërtimin e xhamisë së re.

Organizatorja e këtij tubimi, Diana Serafin, myslimanët I konsideron si persona që bartin rrezik për politikën e këtij vendi. Këtë e arsyeton me faktin se çdo besimtarë i kësaj feje duhet t’u bindet ligjeve të sheriatit, e kjo sipas saj, nuk është e mirë për kaliforninë dhe amerikën.

Disa prej protestuesve, kishin sjell me vete edhe kafshë të ndryshme shtëpiake, duke ditur se me këtë do të hidhëronin myslimanët, të cilët nuk i duan ato nëpër shtëpi. Ata po bartnin edhe mbishkrime të shumta që islami nuk është fe. Nuk mungonin as ato ku thuhet se myslimanët vallëzuan më 11 shtator 2001.

Në anën tjetër 60 persona të përkatësisë fetare myslimane, të veshur në të bardha, që simbolizon paqen, u munduan ta dëshmojnë të kundërtën. Ata thanë se duan të jetojnë të lirë në këtë vend, por të mbajnë fenë e tyre, ashtu siç është shkruar në Kur’an. N temeluca vend jetojnë 150 familje myslimane, andaj sipas Imamit Mahmouhd Harmoush, ndjehet nevoja për ndërtimin e një xhamie të madhësisë 2,330 metra katrorë. Prefekti i këtij qyteti do të vendosë për fatin e xhamisë së parë aty.



 

Shtoje në:

Facebook    Deli.cio.us    Digg    Newsvine
 

Kërko

Source Group

Videot e Fundit


Klikime 63
Klikime 35
Klikime 13
Klikime 48
Klikime 77
Klikime 260
Klikime 112
Klikime 289
Klikime 120
Klikime 58

Lajme

Videoteka