| 45 persona të vdekur në një dasëm në Turqi |
Persona të armatosur dhe me maska sulmuan me pushkë dhe granata të pranishmit në një dasmë duke lënë të vdekur 45 veta përfshirë gra dhe fëmijë. Dasmorët kryesisht ishin kurdë. Sulmi i të hënës ishte nga më të rëndët prej se Turqia ka kandiduar për në Bashkimin Evropian. Ministri i brendshëm i Turqisë, Besir Atalay, tha se dëshmitë nuk tregojnë se rasti ka lidhje me partinë separatiste kurde. Sipas medieve lokale incidenti ka të bëjë me armiqësi mes dy familjeve në një fshat të vogël në juglindje të Turqisë. Sulmuesit kanë ikur në drejtim të kufirit me Sirinë para se ushtria ta rrethonte fshatin. Sipas autoriteteve, ndjekja e vrasësve është vështirësuar edhe nga stuhia e rërës. Mediet lokale thanë se familjet e nuses dhe dhëndrit përfshirë edhe fshatarët, njihen për mbështetjen e luftës kundër separatistëve kurdë në juglindje të Turqisë. Fati i nuses dhe dhëndrit nuk është bërë i ditur.
Artikuj tjerë |
