19:16, 18 Prill 2017

Regjisori James Gunn ka konfirmuar se do të bëhet filmi i ri, vazhdimësi e filmit “The Guardians of the Galaxy” e që do të shndërrohet në trilogji.

Në një postim të gjatë në Facebook, për ta shënuar fillimin e turit për shtyp për filmin e dytë të kësaj serie, Guardians of the Galaxy vol.2, skenaristi shpjegoi se pyetja që ai e merr më së shpeshti është se a do ta bëjë filmin e tretë në këtë serie.

Por pas shumë muajsh diskutimesh dhe konsiderimesh, ai e konfirmoi se ky film do të shndërrohet në trilogji.

Këta filma janë të bazuara në serine e stripave  me emrin e njejtë, dhe janë pjesë e Marvel Cinematic Universe.

https://www.facebook.com/jgunn/posts/10154170335931157

 

Interesante