Lajm i i keq për Juventusin, City dëshiron Emre Canin NULL NULL 19.01.2018 10:30 19.01.2018 10:30 Juventusi duhet të hasë në një konkurencë shumë të fortë për të firmosur me mesfushorin turko-gjerman të Liverpoolit, Emre Can verën e ardhshme. Për futbollistin e përfaqësueses gjermane interesohet edhe Pep Guardiola i cili dëshiron ta transferojë tek Manchester City me parametër zero, shkruan Albeu. Can po shqyrton të gjithë ofertat dhe është në mëdyshje se cilën skuadrën të zgjedhë mes Juventusit, Manchester City-it, por ekzistojnë edhe disa shanse të vogla që mesfushori të rinovojë me Liverpoolin që nga ana tjetër po lëviz për të marrë me parametër zero nga Schalke 04, Leon Goretzkan për të cilin mediat thonë se është shumë pranë Bayernit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.