Lady Gagës i ndalohet hyrja në Kinë pasi u takua me Dalai Lamën NULL NULL 28.06.2016 17:00 28.06.2016 17:00 Lady Gagës i është ndaluar hyrja në Kinë. Partia Komuniste e Kinës thuhet se ka marrë masa për të bllokuar qytetarët të dëgjojnë muzikën e yllit, pasi ajo u takua me Dalai Lamën. Sipas njoftimeve, kjo parti ka kërkuar që faqet e internetit të ndalojnë ngarkimin dhe shpërndarjen e këngëve të saj, dhe kjo ndalesë të jetë me efekt të menjëhershëm, ndërkohë që degëve të lajmeve po u kërkohet për të kritikuar këngëtarin publikisht. Disa fansa të këngëtares madje kanë deklaruar se atyre u janë censuruar fotografitë me këngëtaren, transmeton Klan Kosova. Vendimi që këngëtares Gaga t’i ndalohet hyrja është një hap i çuditshëm duke marrë parasysh se ajo është njëra nga këngëtaret më të mira të muzikës Western në vend. Kina është në një luftë fjalësh me Dalai Lama për dekada të tëra, nisur nga viti 1959 duke u përgojuar rregullisht nga Qeveria për shkak të avokimit tij për ndarjen e rajonit të Himalajës së Tibetit nga Kina. Një zëdhënës për vendin ka përshkruar më parë ikonën si “një strehim politik e cili ka qenë duke kryer aktivitete separatiste për një kohë të gjatë”. Çuditërisht, Gaga nuk është i vetmi yll që ka marrë trajtim të ngjashëm nga qeveria kineze. Yllit i bashkohet edhe Oasis, Miley Cyrus, Jay-Z, Selena Gomez, Bob Dylan dhe Bjork në listën e muzikantëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.