LaBeouf do të trajtohet për zemërimin e tij NULL NULL 19.10.2017 23:00 19.10.2017 23:00 Aktori Shia LaBeouf është urdhëruar që të shkojë në këshillim për menaxhimin e zemërimit si pjesë e një marrëveshjeje lidhur me arrestin e tij më herët gjatë këtij viti. 31 vjeçari ishte arrestuar në hollin e një hoteli në Savannah të Gerogia-s më tetë korrik. Ai kishte prishur rendin kur i kishte kërkuar një të huaji një cigare dhe ai kishte refuzuar t’ia jepte. Sipas raporteve, LaBeouf ishte liruar një vit me kusht, por ishte urdhëruar që t’i vijojë orët për menaxhim të zemërimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.