20:27, 5 Nëntor 2017

Një pjesë të jetës e kaloi në qiell mes reve.

Kurse sot shqiptari, Mërgim Veliu trajnon plot të rinj në fushën e pilotimit.

Ai kishte lënë Kosovën si  shtatë vjeçar, si refugjat i luftës, për t’u bërë më pastaj trajnues i pilotëve në Kanada ku edhe jeton me familjen e tij, njofton Klan Kosova.

25 vjeçari që e kreu shkollën atje, me keqardhje pranon se këtë nuk do ta arrinte po të ishte rritur në Kosovë.

Gjithë njohurit që ka në këtë fushë Mërgimi thotë se me shumë dëshirë do t’i bartë edhe në Kosovë, kurdo që të krijohen mundësitë.

Kronikën e përgatitur nga Mejreme Gashi e gjeni më poshtë.

 

Interesante