16:39, 18 Mars 2017

Australiani, Nick Kyrgios është tërhequr nga ndeshja çerekfinale kundër Roger Federer në Indian Wells.

Arsye sipas tij është një helmim që ka pasur me ushqim këto ditë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Në këtë fazë mendoj se është helmim, po lutem që të mos jetë diçka më serioze”, ka thënë ai në një qëndrim.

Federer  tash do të ndeshet me Jack Sock që mposhti japonezin Kei Nishikori.

Kurse Kyrgios kishte mposhtur serbin Novak Gjokoviq.

Interesante