Kylie përgjegjëse për rritjen e numrit të vajzave që kanë mbushur buzët NULL NULL 10.08.2017 16:30 10.08.2017 16:30 Si një nga adoleshentet më të famshme në botë, Kylie Jenner, cakton disa nga trendet botërore. Qoftë mënyra se si grimohet, fustani i fundit që ka veshur apo edhe procedurat kirurgjike. Kylie për herë të parë kishte mbushur buzët në moshën 16 vjeçare, e më pas për procedura të tjera kishte takuar doktorin Simon Ourian. E ky i fundit ka thënë që Kylie është përgjegjëse për rritjen e numrit të vajzave të reja, të cilat kërkojnë të realizojnë procedura estetike. “Kur ajo foli për herë të parë për procedurë kozmetike, unë pash një trend tek vajzat e reja të cilat menjëherë filluan të kërkonin dukje më të bukura. Unë kam trajtuar plot yje më parë, mirëpo pak nga ata ishin të guximshëm të tregonin sekretet e tyre në mënyrë kaq transparente. Influenca e saj ishte shumë e madhe sa që një gjë që dikur ishte tabu, tash është trend. Njerëzit tani dëshirojnë të lëvdohen me atë se sa shumë i kanë mbushur buzët” ka thënë Ourian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.