Kylie nuk e ka problem që aksidentalisht të mbetet shtatzënë NULL NULL 28.09.2016 19:00 28.09.2016 19:00 Kylie Jenner mund të jetë 19-vjeçare, por sipas të dhënave të fundit, ajo ka menduar shumë për të pasur fëmijë me të dashurin e saj 26-vjeçar, Tyga. “Së fundmi ajo i ka thënë miqve të saj se nëse do të mbetej shtatzënë në mënyrë aksidentale, do të ishte shumë në rregull për të”, ka thënë një burim për Hollywood Life. “Ajo nuk është se po tenton në mënyrë aktive, por e di që aksidentet ndodhin dhe do të ishte shumë “cool” me atë skenar”, transmeton Klan Kosova. A thua si do të reagonte Tyga, i cili është baba i një djali trevjeçar të quajtur King Kairo, nëse ky “incident” do të ndodhte. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Zayn Malik flet për vajzën e tij, shpjegon lëvizjen në Pensilvaninë rurale 29 minuta më parë