Kylie Minogue e do një duet me Lady Gaga NULL NULL 25.02.2018 16:00 25.02.2018 16:00 Nga Jason Dovovan te Robbie Williams, Nick Cave e Dannii, Kylie Minogue ka regjistruar një numër të madh duetesh gjatë karrierës së saj, por duket se Kylie nuk është ngopur akoma me to, transmeton Klan Kosova. Në të vërtetë, ajo do që të performojë me Lady Gaga. Këtë zbulim artistja e bëri gjatë një bisede me Graham Norton për Radio 2, pasi një fans e pyeti ‘me kë dëshiron ta bëjë një duet’. “Ka shumë”, u përgjigj ajo. “Por, unë nuk kam bërë shumë duete me femrat, kështu që do të doja të këndoja me Gaga, do të ishte e mrekullueshem”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.