13:30, 23 Shkurt 2018

Ylli televiziv, Kylie Jenner ka ulur vlerën e tregut të aplikacionit Snapchat për 1.3 miliard dollarë, pasi njoftoi se nuk po e përdorë me këtë aplikacion.

“A ka edhe dikush tjetër që nuk po e hap Snapchat? Apo jam vetëm unë… kjo është e trishtë” ka shrkuar Kylie në Twitter.

Aksionet e Snapchat pësuan rënie për 8% pas postimit të Kylie, që lidhej me ri-dizajnimin e këtij aplikacioni.

Tashmë një milionë persona veçse kanë nënshkruar një peticion përmes të cilit kërkojnë që të rikthehet dizajni i vjetër.

Snapchat vazhdimisht është në konkurrencë me Instagram, veçanërisht për përdoruesit e famshëm, dhe sulmi i Kylie-t vjen në një kohë kur investitorët veçse janë të brengosur.

Më vonë Kylie postoi edhe një shkrim duke thënë që megjithatë e pëlqen këtë aplikacion “megjithatë ende të dua….dashuria ime e parë”.

Interesante