20:11, 11 Korrik 2018

Kylie Jenner ka zbuluar se do të jetë anëtarja më e pasur e familjes Kardashian-Jenner.

Revista “Forbes” nxorri kopertinën e gushtit, ku ndër to ishte dhe 20-vjeçarja me titullin “Miliarderet e Amerikës”.

Sipas revistës, Kylie ka një pasuri me vlerë 900 milionë dollarë nga kompania e produkteve kozmetike.

Në momentin që do të kalojë shifrën 1 miliard dollarë, ajo do të jetë e dyta pas Mark Zuckerberg që krijon pasuri e vetme.