Ky popull e ka zemrën më të shëndoshë NULL NULL 19.03.2017 11:15 19.03.2017 11:15 Është zbuluar se një grup indigjen që jeton në pyjet e Amazonës ku bie shumë shi, i kanë arteriet më të shëndetshme se secili popull i studiuar më parë. Është paralajmëruar shpesh se mënyra e jetesës e pashëndetshme dhe e ulët mund të çojë në arterie të bllokuara, duke e rritur rrezikun për sulm në zemër, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Tani, shkencëtarët po shikojnë nëpër shprehitë e njerëzve Tsimanë në Bolivi, të cilët e kalojnë një jetë tejet aktive të bazuar në gjueti, peshkim e kërkim ushqimi. Njerëzit nga komuniteti Tsimane janë pesë herë më pak prirur që t’i zhvillojnë gjendjet si “coronary atherosclerosis”, apo forcimin e arteries se sa njerëzit në Amerikë, sipas studimit nga një grup i Universitetit të New Mexios të publikuar në The Lancet. “Studimi ynë tregon që amerikano-jugorët indigjenë tsimanë kanë mbizotërimin më të ulët të “aterosklerozës koronare se secili popull i studiuar deri më tash”, tha Hillard Kaplan, autori i antropologjisë nga ky universitet. “Mënyra e tyre e jetesës sugjeron që një dietë e ulët në yndyrëra të ngopura, bashkë me lojërat e egra dhe peshkun, mospirja e duhanit dhe të qenit aktiv gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e forcimit të arterieve në zemër”, shtoi ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 21 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 21 orë më parë