Ky është traileri i filmit “Bohemian Rhapsody” NULL NULL 17.05.2018 22:48 17.05.2018 22:48 Është publikuar traileri i filmit biografik të bendit legjendar Queen, dhe kjo video ka marrë mbi tetë milionë vizita që në ditët e para. Ky film, që mban titullin e këngës ikonike të grupit britanik “Bohemian Rhapsody”, kishte pasur telashe të vazhdueshme me produksion. Së pari ishte larguar aktori Sacha Baron Cohen të cilit i ishte dhënë roli i Freddie Mercury-t, por që mosmarrëveshjet e tij me kitaristin Brian May kishin bërë që ai të hiqte dorë. Më pas kishte ardhur largimi i regjisorit Tom Hooper, i cili u zëvendësua nga Dexter Fletcher. Ndërkaq, në vend të Cohen, rolin e vokalistit të paharrueshëm e luan aktori Rami Malek, i njohur për serinë Mr. Robot. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 28/03/2024
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 28/03/2024