8:26, 9 Nëntor 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton ky institut, transmeton Klan Kosova.