22:36, 12 Janar 2019

Nesër në Kosovës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit, njofton Klan Kosova.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga Instituti Meteorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.