21:46, 13 Nëntor 2017

Presidenti amerikan, Donald Trump emëroi sot një ish-kryetar të gjigantit farmaceutik amerikan “Eli Lilly”, Alex Azar në krye të ministrisë së Shëndetësisë.

“Jam i lumtur të njoftoj, emrin e Alex Azar si sekretarin e ardhshëm të Shëndetësisë. Ai do të jetë një yll që do të përmirësojë mjekimin dhe ulë çmimin e medikamenteve!”, shkruan në profilin e tij “Twitter”, Donald Trump.

Alex Azar ka qenë president i “Lilly USA”, filiali më i madh i grupit amerikan “Eli Lilly”, nga viti 2012 deri në janar 2017.

 

 

Interesante